Në afërsi të Lushnjës, naftëtarët e sfilitur nga rrugëtimi i gjithë ditës vendosën ta vazhdojnë rrugën drejt Tiranës me autobusë. Pasi bënë pak kilometra, autobusët janë ndalur nga policia afër fshatit Dushk. Policia ka detyruar shoferët t’u kërkojnë naftëtarëve të zbresin se kështu kishte vendosur pronari i firmës së autobusëve. Ku ka pronar autobusësh që nuk do pasagjerë?! Ku ka polici që i jep vetes detyrën e zëdhënëses së pronarit të ca autobusëve?! Pse policisë i intereson që naftëtarët të mos mbërrijnë në Tiranë? Pse i druhet më shumë protestës së tyre në Tiranë sesa bllokimit të rrugës nacionale?! Policia ka për detyrë të ruajë rendin publik apo rendin privat?!

Përgjigjja dihet: Policia është vegël qorre e qeverisë, qeveria vegël qorre e pronarëve të rafinerisë, rrjedhimisht policia funksionon si prezervativ i pronarëve të rafinerisë.

Naftëtarët e kanë rinisur rrugën në këmbë.

Marshimi i naftëtarëve do të përmbyllet sonte në Tiranë, për t’u pasuar ditën e nesërme në protestë përballë Ministrisë së Energjitikës, në orën 10:00 për të kërkuar:

-Marrjen e pagave të prapambetura;
– Marrjen e pagës së muajit nëntor;
– Rifillimin e punës;

Me punëtorët deri në fund, edhe përtej fundit!
Bashkohuni në protestë!