Këtë 1 Maj, në ditën e atyre që prodhojnë gjithçka e në këmbim marrin shtypje e shfrytëzim, Organizata Politike do të mbajë një qëndrim për të kërkuar drejtësi e për të kujtuar qindra punëtorët e rënë në vendin e punës këto vitet e fundit. Nesër, ora 10:00, para Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Në po të njëjtën orë, aktivistë të Organizatës Politike do t’i bashkohen protestës së minatorëve të Bulqizës, të cilët kërkojnë kushte më të mira në punë, paga më të larta dhe rikthim në punë të minatorëve të pushuar padrejtësisht.

Jeni të mirëpritur të na bashkoheni!