Bashkohu

Formular anëtarësimi

Organizata Politike bashkon trupa dhe mendje me synimin e shndërrimeve shoqërore rrënjësore të bazuara te barazia, pjesëmarrja e liria, dhe rreket t’i arrijë synimet e veta nëpërmjet politizimit të çështjeve shoqërore dhe organizimit të popullit, veçanërisht të klasave më të shfrytëzuara dhe të nëpërkëmbura të tij, sipas formave emancipuese të pjesëmarrjes, militantizmit, veprimit dhe diskutimit. Organizata Politike është grupim i majtë dhe si i tillë kërkon që të mbrojë dhe të promovojë lirinë, barazinë, solidaritetin, progresin shoqëror për të gjithë dhe mosbindjen ndaj çdo fryme, urdhri apo politike që bie ndesh me këto parime. Duke plotësuar formularin e anëtarësimit ju bëheni pjesë e Organizatës Politike dhe pranoni të jetësoni parimet e saj! Me anën e të dhënave tuaja do të mund të njoftoheni për çdo aktivitet që Organizata Politike do të kryejë. Si dhe këto të dhëna nuk do i vihen në dispozicion asnjë pale të tretë, për asnjë arsye.