Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në fasoneri. Dyshohen 10 të tjerë.

Është konfirmuar rasti i parë i një punëtoreje 38-vjeçare të infektuar me virusin Covid-19 në fasonerinë ProDyn, ku punojnë rreth 1000-1200 punëtorë. Siç na bëjnë të ditur punëtorë të kësaj fabrike, rasti është evidentuar që tre ditë para, më 20 mars, por fabrika ka vazhduar punën normalisht me gjithë shqetësimin e shprehur nga punëtorët për përhapje të infeksionit. Vetëm tre ditë më pas, pasi 10 punëtorë të tjerë shfaqën simptomat e virusit dhe nuk u paraqitën në punë, pronarët vendosën të pezullojnë punën për dy javë.

Organizata Politike denoncon papërgjegjshmërinë kriminale që po tregon qeveria e Edi Ramës ndaj punëtorëve dhe qytetarëve të këtij vendi, duke lejuar vazhdimin e punës nëpër fabrika ku punojnë së bashku me qindra punëtorë.Mbyllni fasoneritë!

Jetët e punëtorëve vlejnë më shumë se fitimet e oligarkëve!

Shpërndaje