Në solidaritet me Rojavën

Prej ditësh ushtria turke është lëshuar pamëshirshëm mbi popullsinë liridashëse kurde, duke shkelur hapur ligjin ndërkombëtar dhe atë moral. Rajoni i Rojavës, apo Kurdistani perëndimor, është prej vitesh vatra kryesore e luftimeve kundër ISIS-it. Me mbështetjen e SHBA dhe forcave vullnetare ndërkombëtare, kurdët kanë arritur deri më tani të...

Mbi zgjedhjet në Republikën e Kosovës

Është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës që më në fund i erdhi fundi sundimit të Partisë Demokratike të Kosovës, njërit prej grupimeve politike më të kriminalizuara të Ballkanit. Fati i PDK është një kujtesë se edhe partive dallaverxhie të këtushme dhe sundimtarëve okultë të tyre do...

DUKE PRITUR GODONË

Përveç reklamës së përditshme të pyjeve orbitale dhe fasadave të lyera, Erion Veliaj nuk ka bërë absolutisht asgjë domethënëse për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tiranës. Megjithëse çmimin e ujit të pijshëm bashkia e rriti me 45%, qytarët janë ende – sot e kësaj dite të tetorit 2019...

Pa sindikata, nuk ka punë, nuk ka dinjitet!

Shqiptarët kanë 30 vjet që shantazhohen. Jo më me burgime e internime, por me heqje nga puna. Me heqjen e mundësisë për të punuar, për të siguruar jetën me punë. Do punë? Voto këtë parti! Do të rrish në punë? Mbyll gojën!Do ta ruash vendin e punës? Dil në...

Tirana evropiane me depozitat bosh!

Më 1 janar 2018 çmimi i ujit në Tiranë për konsumatorët familjarë u rrit nga 45 lekë në 65 lekë për metër kub. Sipas deklaratës së atëhershme të kryebashkiakut Veliaj, gjatë qeverisjes së tij është rritur norma e furnizimit me ujë dhe se çmimi i ri do të shkonte...

Përkujtojmë 11 Shtatorin e 1973

Më 11 shtator 1973 rrëzohet me dhunën e puçit ushtarak qeveria demokratike e Kilit, me në krye Salvador Aljenden. Intelektual, i majtë dhe njeri i dashur për popullin e tij, Aljende përfaqësonte shpresat e mëdha për tokë, bukë dhe arsim. Ekzekutimi i Aljendes në pallatin presidencial i hapi rrugën...

Nën rrënojat e një shteti thuajse armik

Vdekjet e 31-vjeçarit Ergys Brahimaj dhe 36-vjeçarit Orjan Kodra, plagosja e rëndë e G.B 29 vjeç, E.L 34 vjeç dhe A.M 36 vjeç gjatë rikonstruksionit të një pallati 13-katësh në Tiranë, bashkë me pamjet e trupave që nxirreshin të vdekur nga rrënojat dhe pikëllimin e familjarëve të tyre, tronditën...

Pa bukë durohet, pa drejtësi jo!

Si sot 3 vjet më parë në landfillin e Sharrës gjeti vdekjen punëtori 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Pak përpara vdekjes së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u thurte lavde kushteve të punës në landfillin që drejtohej nga një eksponent i PS. Në një sistem të drejtë, Erion...

Kundër së keqës që po përhapet në qytet!

Në orët që po flasim, në qytetin e Bolonjës në Itali, po zhvillohet një betejë e ashpër për mbrotjen e hapësirës së fundit sociale të lirë të këtij qyteti. Në Tiranë, ashtu si në Bolonja, e dimë mirë sesi spekulimi në sektorin e ndërtimit po transformon jetën dhe pamjen...

Askush nuk është më i sigurt nga kjo qeveri!

Një tjetër punëtor i shtohet aradhës së gjatë të të rënëve në vendin e punës. Shpërthimi i një transformatori të tensionit të lartë i ka marrë jetën Gjergji Sulos dhe ka lënë të plagosur rëndë Sari Çollakun dhe Fari Çollakun. Njëri prej tyre flitet se është në gjendje të...